Shën Valentini njihet si dita e të dashuruarve dhe festohet më 14 Shkurt të vitit kalendarik.
Por, edhe këtë vit Bebe Rexhën si duket do ta gjejë pa të dashur, megjithëse është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja ka lënë një mesazh ironik duke i këshilluar meshkujt se si duhet të argumentojnë para të dashuruarve se nuk ia vlen të shpenzohet për këtë festë.
Gjithashtu ajo përmes llogarisë personale në rrjetet sociale ka kërkuar një të dashur për Ditën e të Dashuruarve.
“Vdekje. Kush dëshiron të jetë Valentimi im? E gjithë çka dëshiroj është një pako me çokollata dhe trëndafila të kuq”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në Instagram.
Theksojmë se në të kaluarën 28-vjeçarja është përfol për afera seksuale, por të cilat asnjëherë nuk u dëshmuan në realitet.
Ndryshe, bukuroshja kohë më parë kishte deklaruar se do të donte të kishte një dashur shqiptar. /Telegrafi/