Telegrafi

Bebe Rexha vazhdon të sjellë imazhe atraktive përkrah të dashurit nga pushimet në Cabo San Lucas

Shumë prej amerikanëve ditën e djeshme (e mërkurë) kanë qenë të fokusuar në zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, kjo duket se nuk ka vlejtur për artisten shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Bebe Rexhën.

Këngëtarja 31 vjeçare ka shijuar një ditë të nxehtë në plazh me të dashurin e saj, Keyan Safyari, derisa po vazhdojnë pushimet në Cabo San Lucas, Meksikë.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Backgrid)

Bebe ka shfaqur fizikun e saj të bujshëm në rroba banjo të zeza të markës ‘Versace’, gjersa befason me linjat trupore.

Ajo dukjen e kompletoi me një palë syze të zeza, një kapelë bejsbolli si dhe me disa byzylykë përreth qafës.

Lexo po ashtu Bebe Rexha befason me dukjen në bikini, ndërsa shijon pushimet me të dashurin e saj në Meksikë

Krijuesja e hitit “I’m a Mess” ka mahnitur me dukjen pa grim, teksa në anën tjetër partneri i saj kishte të veshur një palë pantallona të shkurtra të zeza, po ashtu mbante një kapelë bejsbolli si dhe syze dielli.

Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

Çifti i ri dukej se po shijonin në masë të madhe këtë udhëtim, pasi u fotografuan duke u përkëdhelur dhe duke qëndruar sa më pranë njëri-tjetrit.

Bebe filloi lidhjen me Keyan disa muaj më parë, pasi ndau një fotografi intime më ndjekësit në rrjetet sociale.

Artistja nga Dibra së fundmi gjithashtu ka bërë të ditur paraqitjen e saj në “Queenpins”. /Telegrafi/

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Backgrid)

 

Bebe Rexha (Foto: Backgrid)

 

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Backgrid)

 

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Backgrid)