Site icon Telegrafi

Bebe Rexha vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me pozat e reja si flokëkuqe

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous”.

Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me reperen Doja Cat është shndërruar në një prej këngëve hit të momentit, duke pushtuar top listat ndërkombëtare.

Ajo çfarë ra në sy më shumë në klipin e fundit të këngëtares ishte klipi i këngës, në të cilin ajo u shfaq mjaft atraktive.

Dukja e re me flokë të kuqe, bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo, pas këtij ndryshimi drastik.

Lexo po ashtu Bebe Rexha dhe Doja Cat shkëlqejnë me dukjen, ndërsa dhurojnë performancë provokuese në emisionin e Jimmy Fallon

Rexha po vazhdon të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ndryshme nga dukja e saj e re.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar një fotografi mjaft atraktive për fansat e saj, ku shfaqet me flokë të shthurura dhe një palë syze të errëta.

Ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta prej fansave nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për ndryshimin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version