Site icon Telegrafi

Bebe Rexha vazhdon të kritikohet nga fansat për shtimin në peshë: Unë ha dhe e dua ushqimin

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron miliona ndjekës vetëm në Instagram, teksa së fundmi u ka dhënë hapësirë të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Artistja edhe këtë herë rrëmbeu më shumë kritika rreth fizikut të saj, duke u komentuar për shtimin në peshë.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

“Ju jeni shëndoshur, pse ke shtuar edhe ca kilogramë të tjerë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon se ka nisur përgatitjet për rolin e saj në “Queenpins” gjatë “People's Choice Awards”

“E para. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë”, ka qenë përgjigja e artistes nga Dibra.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Derisa në një postim tjetër, Bebe thotë se është shumë e vrazhdë të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.

“Mendoj se është super e vrazhdë të bësh komente për peshën e dikujt

1. Unë ha. Unë e dua ushqimin

2. Marr ilaçe për. Shëndeti im që në fakt më bën të shtoj peshë

3. Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për veten time”. /Telegrafi/

Exit mobile version