Site icon Telegrafi

Bebe Rexha vazhdon të krenohet me rrënjët e saj, publikon video të disa flamujve kombëtar në lagjen e saj në New York

Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, e ka treguar shumë herë me krenari origjinën e saj.

Familja e saj ka prejardhjen nga Dibra e Maqedonisë, por këngëtarja u lind dhe u rrit në New York, ku vazhdon të jetojë dhe veprojë edhe në ditët e sotme.

Por edhe pse është rritur në frymë amerikane, ajo kurrë nuk është distancuar nga traditat shqiptare.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Flamujt shqiptarë të vendosur në dyqanet dhe shtëpitë e shqiptarëve me rastin e festës së 28 nëntorit, duket t’i kenë bërë shumë përshtypje së fundmi 30-vjeçares.

Lexo po ashtu E kapën ngërçet dhe iu desh të urinonte pesë minuta para se të dilte në skenë, Bebe Rexha tregon momentin e sikletshëm përmes një imazhi provokues

Bebe Rexha së fundmi publikoi në InstaStory një video të shkurtër, ku shfaqej duke bërë xhiro në Staten Island – lagja e New Yorkut ku ajo u rrit.

Bebe Rexha (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Në video, shihen flamujt shqiptarë të vendosur përgjatë rrugës nga shqiptarët, në prag të festës kombëtare të 28 nëntorit.

“Ja ku jemi në Staten Island, le të shkojmë”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, ku me krenari mburret që është shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version