Site icon Telegrafi

Bebe Rexha vazhdon të krenohet me prejardhjen e saj, këndon dhe dëfrehet me këngë shqipe në shtëpi

Bebe Rexha. Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, e cila shënon suksese të shumta në arenën ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj.

Ajo madje ka treguar shpesh herë me krenari në intervista se prejardhja e saj është shqiptare, nga Dibra e Maqedonisë.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Se është një patriote e vërtetë, këtë e dëshmon edhe fakti se ajo vazhdon të dëgjojë muzikë shqip, dhe të kërcejë nën ritmet e këngëve popullore.

Lexo po ashtu Befason Bebe Rexha, ka udhëtuar 87 herë me aeroplan deri më tani brenda vitit

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory, ku shfaqej duke u dëfryer nën ritmet e këngës shqipe, ndërsa grimohej nga grimerja e saj amerikane.

Më pas, Bebe Rexha prezanton të vëllanë e saj Florentin, teksa në sfond dëgjohej me të madhe kënga “Valle kosovare”, e Shpat Kasapit.

Ajo duket mjaft e lumtur ndërsa kërcen me ngazëllim me këngët që këndohen në gjuhën e saj.

Kujtojmë që pak javë më parë, ajo pati një paraqitje spektakolare në eventet e mëdha botërore si MTV EMA, sfilata e “Victoria’s Secret”, dhe NRJ Music Awards.

Shumë shpejt, ajo pritet të publikojë klipin e ri “Say my name” në bashkëpunim me DJ-n e njohur botëror, David Guettan, dhe Jay-Balvin. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version