Telegrafi

Bebe Rexha me vallëzim satirik në rrjetet sociale, e veshur si dinosaur bën ‘twerk’

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është duke shënuar sukses në tregun ndërkombëtar me albumin e saj të fundit “Expectations”.

Së fundmi, ajo solli edhe klipin e këngës “I’m a mess”, e cila është njëherësh kënga më e pëlqyer nga albumi i saj më i fundit.

Lexo po ashtu Bebe Rexha për këngën "I'm a mess": Ajo tregon të vërtetën time, kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni, por jo më

Këngëtarja Rexha ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Në postimin e saj të fundit në rrjetin social Instagram, Bebe Rexha i ka bërë të gjithë fansat e saj për të qeshur.

Bëhet fjalë për një video, në të cilën ajo shfaqet e veshur si dinosaur, teksa me atë kostum mundohet të bëj “Twerk”.

Nën ritmet e këngës së famshme të Rihannës, “Work”, Bebe arriti që t’i bëjë të gjithë ndjekësit e saj të qeshin me këtë video.

Përndryshe, ajo është shumë aktive me projekte të reja, teksa këngët e albumit “Expectations”, kanë arritur që të rangohet lartë në top listat ndërkombëtare. /Telegrafi/