Telegrafi

Bebe Rexha valëvit flamurin kombëtar dhe brohoret me të madhe: Kuq e zi (Video)

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore duket se gjithnjë e më shumë po ndjehet krenare me prejardhjen e saj.

Vetëm pak ditë më parë atë e pamë në një video në Instagram, ku shfaqej duke gostitur me familjarët e saj teksa këndonin në shqip, gjersa më vonë u publikua edhe një tjetër video, në të cilën shihej ngritja e flamurit kombëtar në një nga koncertet e fundit në Brooklyn, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bebe Rexha bashkë me familjen këndojnë në shqip (Video)

Duket se performanca e saj e fundit në Brooklyn ka mahnitur të gjithë të pranishmit në koncert, e në veçanti shqiptarët të cilët për herë të parë patën rastin ta dëgjojnë live këngëtaren e njohur nga Dibra.

Vetëm pak çaste pas përfundimit të performancës, këngëtarja Rexha është shfaqur në ballkonin e ambientit ku performoi, gjersa kishte dalë për të përshëndetur fansat e saj shqiptarë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha ngrit flamurin shqiptar në New York (Video)

Në videon e publikuar nga vet këngëtarja në Instagram, shihet se ajo bashkë me publikun brohorisnin me të madhe “Kuq e zi”, gjersa Bebe me krenari po valëviste edhe flamurin kombëtar.

Kjo video ka emocionuar shumë fansat, të cilët kanë dhuruar pëlqimet e tyre në momentin kur kanë parë që këngëtarja është kaq entuziaste për ngjyrat kuq e zi. /Telegrafi/