Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona fansa për muzikën e saj.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Jo pak herë këngëtarja ka ndarë me fansat fotografi edhe kur është pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale dhe mënyrën se si ajo vishet në përditshmëri.
Së fundmi, ajo publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa ushqehej me një hamburgerët më të shtrenjtë në histori, qoftja e së cilit është e gatuar me arë.
“Po kafshoj këtë hamburger ari 24 karatësh, këtu në Rock Hard Cafe sepse un jam yll roku, dhe kështu hanë yjet e rokut”, ka shkruar Rexha në Instagram.
Hamburgeri në fjalë është i mbështjellë me fletëza ari, dhe çmimi i tij është afërsisht 1700 dollarë.
Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe marrëveshjet e reklamimit me kompani të ndryshme, ia mundësojnë shqiptares që të bëjë një jetë mjaft luksoze.
Përkundër dëshirës së madhe që ka shprehur për dobësim pak ditë më parë, Bebe Rexha ka treguar njëkohësisht se e ka shumë të vështirë që të qëndrojë larg ushqimeve kalorike si “fast food’ dhe shumë të tjera.
Ndërkohë sa i përket muzikës, ajo ende po shijon suksesin e projektit të saj muzikir më të fundit, “Call you mine”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me grupin e famshëm The Chainsmokers. /Telegrafi/