Telegrafi

Bebe Rexha uron Pashkët me fotografi atraktive nga e kaluara

Foto: Bebe Rexha/Twitter

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, iu ka uruar festën e Pashkëve të gjithë fansave të saj të besimit katolik.

Këtë gjë ajo e bëri përmes një postimi në rrjetet social Twitter dhe Instagram, ku shpërndau disa fotografi të realizuara në të kaluarën.

Bëhet fjalë për disa imazhe me përmbajtje provokuese, ku 32-vjeçarja shfaqet duke pozuar me veshët e lepurit të Pashkëve në kokë.

Foto: Bebe Rexha/Twitter

“Gëzuar Pashkët! Kthim prapa në kohë te ky fotosesion argëtues i realizuar me Ellen Von Unwerth”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Lexo po ashtu Bebe Rexha e shqetësuar për fansat e saj në Ukrainë: Ju përcjell lutjet e mia

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe urimet e shumta që artistja gjithashtu ka marrë në hapësirën për komente.

Foto: Bebe Rexha/Twitter

Bebe Rexha përndryshe së fundmi ishte e ftuar si mysafire speciale në spektaklin shumë të shikuar të talenteve në ShBA, “American Idol”.

Ajo ishte e ftuar në cilësinë e trajneres së talentëve të rinj, ndërkohë që më shumë se një dekadë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare kishte provuar audicionet e “American Idol”, por nuk ishte pranuar. /Telegrafi/