Sot (e premte) Ilir Meta është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë.
Mesa duket ky lajm ka gëzuar jo vetëm shumicën e popullit, por edhe fytyrat e njohura publike.
E lumtur për këtë fakt duket të jetë edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, e cila ka publikuar një fotografi të Metës bashkë me bashkëshorten e tij Monikën në SnapChat.
“Urime Ilir dhe Monika” shkruan Bleta në mbishkrimin e fotografisë, teksa i gëzohet lajmit.
Meta u votua sot me shumicën e votave të pozitës si President i ri i Shqipërisë. Nga 89 të pranishëm në sallë, pro votuan 87 dhe dy kundër. /Telegrafi/