Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha nuk lënë anash pa uruar fansat e saj për festa të ndryshme.
Këtë ylli shqiptar e ka bërë edhe sot (e hënë), duke uruar ndjekësit e saj në Instagram për festën e Fitër Bajramit.
“Urime Bajrami të gjithë ndjekësve të mi që po festojnë”, ka shkruar 32-vjeçarja përmes një InstaStory.
Ndërkohë, artisja e famshme aktualisht po shijon pushimet në bregdet bashkë me partnerin e saj, Keyan Safyari teksa ka publikuar edhe imazhe përkrah tij.
Ndërsa, krijuesja e hitit “Meant to Be” është gjithashtu drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore që pritet të publikohen së shpejti.
Kujtojmë që “Better Mistakse” është albumi i saj i fundit që u pëlqye dhe u prit mirë nga fansat e saj të shumtë. /Telegrafi/