Telegrafi

Bebe Rexha u tregon fansave se si të përgatitet një fërgesë shqiptare

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Bukuroshja jonë kurrë nuk e ka mohuar origjinën e lindjes dhe sa herë t’i jepet mundësia, ajo e tregon edhe para fansave.

Së fundi, biondina u ka treguar ndjekësve në rrjetet sociale se si të përgatitet një fërgesë shqiptare.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar hapat që duhen ndjekur për ta përfunduar pjatën.

“Kjo është një pjatë shqiptare, quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, merr pak nga gjiza dhe specat dhe vendoseni mbi të. Po ju them, kjo është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj. Më besoni”, dëgjohet të thotë këngëtarja me famë botërore, teksa në fund jep edhe recetën.

Ndryshe, Rexha së shpejti do të nis një turne muzikor anembanë globit të tokës dhe punon në video projekte të reja. /Telegrafi/