Telegrafi

Bebe Rexha u shfaq si gjethe kanabisi në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”

Bebe Rexha në emisionin e Jimmy Kimmel (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke e promovuar albumin e saj më të ri “Bebe”, i cili u publikua më 28 prill.

Ky është albumi i tretë në karrierën e këngëtares, pas dy albumeve të para shumë të suksesshme: “Better Misatkes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018.

Pjesë e albumit janë tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “Seasons” me Dolly Parton, “I’m Good (Blue) me David Guettan dhge “Satellite” me Snoop Dogg.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këtë të fundit ajo e ka interpretuar live së fundmi në emisionin e famshëm amerikan, “Jimmy Kimmel Live”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha duket e mrekullueshme në festën e promovimit të albumit, ndërsa pozon me të dashurin dhe prindërit

Duke qenë se tematika e këngës flet për tymosjen e marihuanës, këngëtarja 33-vjeçare ishte tërësisht brenda kontekstit gjatë performancës së saj.

Kjo pasi ajo kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.

Vet Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, duke treguar dukjen e saj ikonike në emisionin e prezantuesit të famshëm, Jimmy Kimmel.

Bebe Rexha në emisionin e Jimmy Kimmel (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Po, unë isha një gjethe gjigante e barërave të këqija për performancën time në ‘Jimmy Kimmel Live’. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time”, shkroi Rexha në Instagram. /Telegrafi/