Site icon Telegrafi

Bebe Rexha u qëllua me telefon në fytyrë në momentin kur bëri simbolin e shqiponjës – iu desh të bënte tri qepje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën (18 qershor) ka mbajtur një koncert në New York.

Kantautorja, 33 vjeçare interpretoi në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Teksa po performonte në skenën e mbushur, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.

Foto: Screenshot/Twitter

Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Lexo po ashtu Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York

Megjithëse, nuk është diskutuar nëse kjo kishte të bënte me këtë apo se cili ishte qëllimi i këtij gjesti.

Foto: Screenshot/Twitter

Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.

Një faqe ‘Pop Base’ shkroi: “Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit”.

Sakaq, një numër i madh i krijueses së hitit “Meant to Be” reaguan ashpër në rrjete sociale për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj saj. /Telegrafi/

Exit mobile version