Site icon Telegrafi

Bebe Rexha u prezanton fansave të atin e saj, njeriun që ka sakrifikuar aq shumë për të

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj të fundit me David Guettan dhe J Balvin.

Kënga “Say my name” është shndërruar në hit, dhe është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e muzikës së saj.

Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo ditë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka udhëtuar në Londër për shfaqjet e saj të radhës.

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Ajo ndodhet atje bashkë me babanë e saj, Flamurin, me të cilin këngëtarja është shumë e lidhur.

Bebe Rexha dhe babai i saj, Flamuri (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) ka publikuar në InstaStory disa imazheve, përmes së cilave u ka prezantuar fansave babanë e saj.

“Babi erdhi në Mbretërinë e bashkuar”, shkruan ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja ndërkohë kishte treguar edhe më parë në një status se babai i saj kishte sakrifikuar shumë për të, dhe se do të bënte çmos për t’ia shpërblyer mundin atij.

Bebe Rexha është e lindur nga prindërit shqiptarë Flamur dhe Bukie Rexha, të cilët u shpërngulën shumë të rinj në ShBa, nga Dibra e Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version