Site icon Telegrafi

Bebe Rexha u gëzohet të tridhjetave, thotë se do të bëhet partnere më e mirë

Bebe Rexha (Foto: Josh Lefkowitz/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha është një prej yjeve që nuk i frikësohet moshës. Në ndarjen e çmimeve të CFDA në New York, 29-vjeçarja shpjegoi pse ajo nuk po ngurron të flasë për ditëlindjen e saj të 30-të (të cilën e ka me 30 gusht).

“Jam 30 vjeçare”, ka thënë ajo kur e përmendën ditëlindjen e saj. “E dini, shumë shpesh gratë ndihen keq kur mbushin 30 vjet, po unë them ‘Shpirt, tani jam dashnore më e mirë se para 10 vitesh”.

“Do të bëj dashuri më mirë se sa që besoni, kështu që mos e provo”, ka vazhduar këngëtarja.

Bebe gjithashtu dha një mesazh për moshataret e saja: “Gra, ndjehuni mirë për moshën tuaj. Jeni të mrekullueshme dhe perfekte kështu si jeni”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Duke qeshur pastaj për komentin e saj eksplicit, ylli tha, “Menaxheri im do të më vrasë. Por, ju e dini që ajo është e vërteta”.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare javën e kaluar solli klipin e këngës së re “Call You Mine” në bashkëpunim me “The Chainsmokers”. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version