Telegrafi

Bebe Rexha tregon si e kalon kohën në dhomën e hotelit (Video)

Bebe Rexha e ka publikuar një video në rrjetet sociale për t’u treguar fansave se si e kalon kohën në dhomën e hotelit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shfaqet me një robdeshambër, ndërkohë që argëtimi është në plan të parë.

Natyrisht se muzika dhe këndimi nuk i mungojnë kësaj videoje.

“Çfarë bëj në dhomën time të hotelit…”, shkruan në përshkrimin e videos.

Sa i përket anës profesionale, Bebe javë më parë e ka publikuar bashkëpunimin me Lil Wayne me titull “The Way I Are (Dance With Somebody)”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon këngën në bashkëpunim me Lil Waynen (Video)

Kënga pa videoklip është dëgjuar afro 2.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/