Bebe Rexha ka zbuluar një rrëfim të hidhur të jetës së saj që i ka ndodhur kohë më parë.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar sot këngën më të re së bashku me Rita Orën, e cila i kushtohet femrave.
“Girls Girls” duket se ka shtyrë këngëtaren të zbuloj se vite më parë ishte ngacmuar seksualisht nga producenti i këngëtarit amerikan Drake.
https://www.youtube.com/watch?v=6Ud4rep-fxE
Bukuroshja jonë ka pohuar se në disa raste në fillimet e karrierës muzikore është ngacmuar prej artistit të njohur si Noel Detail Fisher.
“Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio. Karma një Bushtër”, shkroi Bebe Rexha në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se shumë artistë tashmë kanë treguar përvojat e tyre, ku e gjitha filloi me denoncimin e regjisorit hollivudian, Harvey Weinstein, i cili kishte ngacmuar seksualisht në fillim të karrierës shumë aktore duke përfshirë Angelina Jolien dhe Gwyneth Paltrow.
Ndryshe, Beben do ta shohim gjatë këtij muaji në një koncert në kryeqytetin spanjoll të Madridit. /Telegrafi/