Producenti i reperit Drake, është përballur së fundmi me akuza të rënda për ngacmime seksuale.
Janë Kristina Buch dhe Peyton Ackley, të cilat kanë raportuar së fundmi se vite më parë producenti Detal, u ka kërkuar favore në këmbim të famës.
Duket se në listën e të ngacmuarave seksualisht është edhe një këngëtare shqiptare, e ajo është Bebe Rexha.
Përmes një shkrimi të publikuar së fundmi në rrjetin social Twitter, Rexha ka mbështetur denoncimin e dy artistëve, duke treguar se edhe ajo ka përjetuar një gjë të tillë vite më parë.
“Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio e tij. Karma një Bushtër”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter.
No wonder why Ioved this song so much. 😭😔 https://t.co/R0g9jT2KAD
— Bebe Rexha (@BebeRexha) May 10, 2018
Mirëpo pas kësaj, këngëtarja kishte vazhduar karrierën e saj e vetme, derisa në vitin 2014 arriti famën si kompozitorja e këngës “Monsters” të Rihannës dhe Eminem.
Ndërkohë, producenti Detail, i cili ka qenë njëherësh ndër kompozitorët më të besuar të reperit Drake, nuk ka reaguar fare ndaj këtyre akuzave. /Telegrafi/