Bebe Rexha u bë një emër i famshëm pasi nënshkroi kontratë me Warner Bros. Records në vitin 2013 dhe filloi të kompozonte këngë për disa nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës, përfshirë: Selena Gomez , Eminem dhe Rihanna.
Dy vjet më vonë, këngëtarja e hitit “I Can’t Stop Drinking About You” publikoi mini-albumin e saj të parë solo, “I Don’t Wanna Grow Up”. Ajo publikoi edhe dy minii-albume të tjera në vitin 2017 para se të publikonte albumin e parë të plotë “Expectations” në vitin 2018.
Artistja me origjinë shqiptare ka treguar së fundmi për US Weekly disa fakte interesante rreth saj.
Teksa ka cekur se flet tri gjuhë: shqip, anglisht dhe spanjisht, Bebe Rexha ka treguar gjithashtu se kur shkon në New York te prindërit e saj, ajo ende fle në dhomën e gjumit ku është rritur.
Por një fakt interesant që Rexha e ka bërë të ditur për US Weekly është fakti se ajo ka marrë patent-shoferin kur ishte 29-vjeçare.
“Unë nuk e mora patentën e shoferit deri në moshën 29 vjeçare. Para kësaj, unë përdorja transportin publik kudo”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Aktualisht ajo është 30-vjeçare dhe do të mbushë 31 vjeç më 30 gusht të këtij muaji. /Telegrafi/