Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Talenti i saj në muzikë është dëshmuar shumë herë si krijuese e shumë hiteve dhe interpretuese e disa prej tyre.
Gjatë gjithë jetës së saj, Bebe Rexha, është marrë me muzikë. Që në fëmijëri, ajo nisi të luajë në trumpetë dhe kitarë nga ku edhe më shumë zhvilloi pasionin e saj.
Ajo madje ka studiuar për muzikë klasike, dhe posedon aftësi të shkëlqyer në interpretimin solistik.
Këtë e ka vërtetuar edhe së fundmi përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet ndërsa interpreton një këngë në stilin operistik.
“Është interesant fakti se për herë të parë unë doja të bëhesha një këngëtare e operës dhe studiova muzikë klasike. Më falni që i djallosa fjalët, por nuk kam kënduar për një kohë të gjatë. (dhe kjo është xhiruar pas mbarimit të shfaqjes sime. Jam e lodhur dhe thjeshtë dua të fle. Dhe kam sy të nxirë sepse unë në fakt nuk fle, sepse unë jam shumë e zënë me punë dhe kam veshur rroba të bagëtive. Për njerëzit që gjykojnë)”, ka shkruar Bebe Rexha në mbishkrimin e videos në Instagram.
Këngëtarja shqiptare përndryshe së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, shprehur mbështetjen e saj për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.
E njëjta po ashtu ka premtuar se do gjejë një mënyrë për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar popullin shqiptar, pas kësaj tragjedie. /Telegrafi/