Bebe Rexha mori një surprizë të padëshiruar brenda një dërgese postare këtë javë.
Ylli i muzikës pop, 33 vjeçe, publikoi një fotografi shqetësuese në Twitter të premten në mbrëmje, duke treguar atë që dukej të ishte letër higjienike pranë një zarfi që mori me postë. Në mbishkrim, këngëtarja e hitit “I’m a Mess” pohoi se “dikush më dërgoi me postë një letër higjienike të përdorur”.
Letra, e dërguar nga Miami dhe me një pullë postare me një qen të vogël mbi të, shkaktoi një bujë reagimesh tek sektori i komenteve, shkruan Revista People.
Someone mailed me used toilet paper 🤢 pic.twitter.com/83XqEOAXW7
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 24, 2023
Ndërsa një përdorues i Twitter-it i kërkoi Bebe Rexhës që ta “nuhaste” atë – këngëtarja iu kundërpërgjigj duke shkruar “Çfarë dreqin, në asnjë mënyrë”.
Wtf no way https://t.co/EjtWRjdYSc
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 24, 2023
Ndërkohë në një tjetër koment, një fans e inkurajoi atë që të lante duart pasi kishte pranuar këtë postë të çuditshme.
“Vëlla, i kam larë nja 10 herë”, shkroi Rexha në përgjigjen e saj ndaj fansit në Twitter.
Bro I washed them like 10 times https://t.co/VES1owLcr2
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 24, 2023
Një tjetër fanse vuri në dukje se postimi i mbetjeve biologjike është i paligjshëm – koment të cilit Bebe Rexha iu përgjigj me: “O Zot i madh”.
Omg! 😱 https://t.co/aNNx4CfAyE
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 24, 2023
Në gusht, një burrë nga Ohio u arrestua, si i akuzuar për postimin e “artikujve të dëmshëm” dhe u lirua me një garanci prej 20,000 dollarësh të pasiguruar pasi dyshohet se u dërgoi ligjvënësve më shumë se 36 letra që përmbanin jashtëqitje të dyshuara, sipas stacionit lokal WJW. Siç është raportuar më parë nga Revista “People”, dërgimi i feçeve me postë është një krim federal, që do të thotë se incidenti i politikanit ishte nën hetim nga Inspektori Postar i ShBA-së.
Bebe Rexha përndryshe ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj të shumëpritur, me titull “Bebe”. /Telegrafi/