Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë është e famshme, ka treguar edhe njëherë se është beqare dhe nuk ka të dashur.
Ajo gjatë një interviste për revistën “Health” ka pohuar se është e vështirë të gjej një partner të jetës.
“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq e sinqertë, po i frikësoj shumë djemtë. Shumë herë, djemtë duan një vajzë të butë dhe të rezervuar – dhe nuk jam unë. Nuk kam rezerva. Unë e them atë që dua. Unë nuk kam kohë për dema”, tha fillimisht biondina.
Honored to be on the cover of @goodhealth! Health is not just about working on physical self, it’s about taking care of your mental self. Inside and out ❤️ https://t.co/m9nwTRKXOT pic.twitter.com/UZ4XrfkrBn
— Bebe Rexha (@BebeRexha) May 8, 2019
“Tani për tani, nuk dua të jem në një marrëdhënie dhe ndjehem sikur nuk mundem sepse kam punuar kaq fort – nuk dua që vëmendja ime të shkoj në ndonjë gjë tjetër përveç karrierës sime”, shtoi ajo.
Këngëtarja ndër të tjera ka treguar se ka marrë mesazhe dashurie edhe prej një mashkulli të martuar, por të cilat ka zgjedhur t’i injoroj dhe të mos merret me ato.
Ndryshe, 28-vjeçarja është pjesë e një turneu të madh muzikor të grupit muzikor, Jonas Brothers. /Telegrafi/