E shtuna shënoi ditën e parë të verës për ata që banojnë në Hemisferën Veriore.
Dhe Bebe Rexha e mishëroi sezonin të hënën pasdite në një seri videosh të ngarkuara në InstaStory, që e shfaqnin atë duke u lëkundur në një paraqitje me bikini të zeza, teksa shijonte një not në pishinën e saj.
30-vjeçarja argëtoi 10.3 milionë ndjekësit e saj duke kryer një vallëzim të improvizuar me ujë nën ritmet e hitit “Rain On Me” të këngëtares së famshme Lady Gaga, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptare u shfaq me bikini në formë trekëndësh, duke marrë vëmendjen me linjat e saj trupore.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” i la flokët e saj bionde të lirshme përgjatë shpatullave, ndërsa mbante një palë syza.
Ajo kishte disa zinxhirë ari rreth qafës që i dhanë asaj një dukje edhe më atraktive.
Për të kapur rutinën e saj të kërcimit me energji të lartë, Bebe ngriti aparatin e telefonit të saj në anën e pishinës.
Ajo hidhej në pishinë, teksa bënte gjeste provokuese.
Bebe Rexha më pas u fut tërësisht brenda në ujë, duke shijuar notin bashkë me shoqet e saj.
Artistja 30-vjeçare është duke punuar për albumin e saj të tretë, të cilin ka paralajmëruar se do ta publikojë këtë vit. /Telegrafi/