Telegrafi

Bebe Rexha tregon gjoksin e saj atraktiv në një video promovuese të këngës së saj të re

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë publikoi klipin e saj më të rei, “One In A Million”.

Kënga vjen si një bashkëpunim me DJ David Guettan, pas disa bashkëpunimeve të suksesshme që dyshja kanë realizuar ndër vite së bashku.

Rexha e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ndau së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaqej mjaft provokuese në disa prej sekuencave të klipit.

Bëhet fjalë për një prej skenave, ku ajo vë në pah gjoksin e saj në dekoltenë e bollshme të zezë.

Ajo i kishte edhe sytë e mbuluar me një shami me material rrjete, duke marrë kështu një pamje akoma më shik.

Fillimisht, ajo shfaqej në një paraqitje të thjeshtë nga përditshmëria, teksa më pas videoja ndërrohet përnjëherë, duke shfaqur skenën e saj provokuese në klip.

“One In A Million” vjen pak kohë, pasi ajo publikoi albumin e saj të tretë në karrierë, të vetë-titulluar “Bebe”, i cili u prit jashtë mase mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/