Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbetet mjaft e përkushtuar edhe ndaj rrjeteve sociale ku edhe sjell imazhe nga më të ndryshmet për miliona ndjekës të saj.
Edhe së fundmi, 31-vjeçarja ka ardhur tejet joshëse në disa imazhe që postoi bë llogarinë e saj të Instagramit.
Bebe u shfaq elegante dhe në super formë e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe dekolte të hapur ndërsa që ia theksonte format trupore.
Dukja e saj u kompletua me një palë taka me platformë ndërsa dukej e mahnitshme me makijazh të theksuar dhe aksesor.
“Duke iu dhënë një moment të Saint Laurent”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotove.
Në këtë dalje Bebe u pa e shoqëruar me disa prej miqve të saj që gjithashtu ishin të veshur me shumë stil.
Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, Bebe u kujdes që të uronte partnerin e saj, Keyan Safyari për ditëlindjen e 39-të.
Artistja publikoi disa imazhe ku shihej me të dashurin në disa momente romantike.
Ndryshe, kujtojmë që Bebe pak javë më parë lansoi bashkëpunimin me David Guettan “I’m goog (Blur)”, projekt që po pritet mirë dhe është renditur në top listat botërore si në Spotify, Appel Music dhe iTune. /Telegrafi/