Telegrafi

Bebe Rexha tregon ëndrrën të cilën e realizoi (Foto)

Këngëtarja shqiptare  Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ta fotografi apo video të ndryshme nga karriera ose përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se ka realizuar një prej ëndrrave të saj më të mëdha.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon një pjesë të albumit në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Dihet tashmë që këngët e saj kanë pasur shumë sukses, dhe e fundit që ka publikuar, kënga “I got you” ka arritur që të ngjitet shumë lart në top listat botërore si “Billiboard”, e cila ka qenë një ëndërr për këngëtaren.

“Ëndrra ime si e vogël ka qenë të shihja vetën time në top 40 e “Billiboard”. E mbyllur me sukses”, shkruan Rexha në fotografinë e publikuar në Instagram Story. /Telegrafi/