Telegrafi

Bebe Rexha tregon disa nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze

Bebe Rexha. Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është njëra prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Bebe Rexha (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, Rexha ka publikuar disa fotografi në InstaStory ku shfaqet në një ambient të këndshëm ,ndërsa thotë se ndjehet e lumtur në shtëpinë e saj të re.

Ambiente nga shtëpia e re e Bebe Rexhës (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Kjo ka bërë të mendohet se këngëtarja shqiptare ka bërë një investim, duke blerë një shtëpi të re për të dhe familjen e saj.

Nga imazhet e publikuara vërehet se ambienti ku ajo po jeton është mjaft luksoz, dhe se duket e lumtur në shtëpinë e re.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Duket se të ardhurat e mira nga muzika ia kanë mundësuar shqiptares që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Për sa i përket muzikës, ajo përmbylli një vit të jashtëzakonshëm me plot këngë hite, albumin e saj “Expectations”, si dhe u bë pjesë e kopertinës së një prej revistave më të mëdha në Amerikës, “Billboard”. /Telegrafi/