Bebe Rexha ka ndaluar t’u përgjigjet ngacmimeve të njerëzve në rrjetet sociale sepse sipas saj “nuk mund ta mposhtni urrejtjen me urrejtje”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore tha se kishte marrë një hap prapa në lidhje me këtë pasi “ngacmimi nganjëherë mund të ndikojë pak më shumë”.
Ajo i tha Associated Press se ishte vënë në shënjestër nga njerëzit të cilët e kritikuan atë për peshën e saj ose për çështjet rreth LGBT-së.
Këngëtarja dhe kompozitorja, e cila është biseksuale, i bëri thirrje fansave të “injorojnë atë” dhe të largohen nga rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter.
Ajo thotë “Jam duke menduar, duke mësuar. Në fillim unë u përgjigja shumë. Tani e kam kuptuar se nuk mund ta mposhtësh urrejtjen me urrejtje. Gjëja më e mirë që duhet të bëni është t’i injoroni këta njerëz edhe pse është shumë e vështirë.
Ndryshe, biondina sot pritet të lansojë këngën e re në bashkëpunim me grupin “The Chainsmokers”. /Telegrafi/