Telegrafi

Bebe Rexha trajtohet si divë, dhe shkëlqen në performancën e saj te Jimmy Fallon (Foto/Video)

Këngëtarja Bebe Rexha bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se do të ishe e ftuar tek emisioni më i ndjekur amerikan, “The Tonight Show Starrin Jimmy Fallon”.

Ajo ishte prezente bashkë me këngëtarin Martin Garrix, me të cilin ka publikuar edhe bashkëpunimin e saj të fundit “In the name of Love”, i cili u cilësua si shumë i suksesshëm.

Lexo po ashtu Bebe Rexha vallëzon me ‘Vallen e Rugovës’, mëson edhe pjesëtarët e ekipit të saj (Video)

Këngëtarja 26 vjeçare ka mahnitur spektatorët me performancën e saj live në emision. Kritikët muzikorë kanë veçuar gjithnjë interpretimin dhe vokalin e saj, i cili asnjëherë nuk është zhgënjyes, por madje edhe më i bukur se në CD.

Bebe gjithashtu ka publikuar disa fotografi në SnapChat, ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe gjithashtu disa momente pak para fillimit të spektaklit ajo shihet duke u trajtuar me kujdes nga stafi rregullues, si të ishte një divë e vërtetë./Telegrafi/