Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, njoftoi në fillim të kësaj jave se ishte duke vuajtur nga sinuset e hundës.
Ajo ka marrë një infeksion serioz dhe hunda e saj është devijuar si pasojë e një aksidenti, me ç’rast edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.
“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të frymoj nga hunda, është kjo ajo e gjitha që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjeshtë e mbaruar”, u shpreh ajo.
Tani, 30-vjeçarja ka njoftuar se pas vizitës te doktori i është kumtuar lajmi se ajo duhet t’i nënshtrohet një operimi për heqjen e sinuseve.
“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, tha Bebe Rexha në një video të ndarë me fansat në InstaStory.
E njëjta më pas publikoi edhe disa pamje tjera ku shihej e hospitalizuar duke marrë trajtim, teksa në mbishkrimin e fotografive shkroi: “Kurrë nuk po mbaron, infeksioni i sinuseve”.
Më pas, artistja shqiptare e bëri të qartë se po i mungon shumë nëna e saj, Bukurija, e cila ndodhet në New York.
“Thjeshtë dua nënën time”, shkroi Rexha përbri fotografisë ku shihej e lodhur dhe e mërzitur.
Këngëtarja ndodhet në Los Angeles, pas pandemia e zuri aty dhe nuk është kthyer ende në shtëpinë e prindërve të saj, në New York. /Telegrafi/