Site icon Telegrafi

Bebe Rexha thotë se rrënjët e flokëve po e rikthejnë atë sërish në brune dhe se kanë filluar t’i dalin mustaqet

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përveç talentit në muzikë, në sy ka rënë gjithmonë edhe për paraqitjet e saj.

Viteve të fundit, ajo ka rrëmbyer gjithmonë vëmendjen me paraqitjet publike, ku shfaqej si një bionde tërheqëse me plot stil.

Megjithatë, e bardha nuk është ngjyra natyrale e flokëve të 30-vjeçares, pasi e njëjta është shfaqur si brune në fillimet e karrierës.

Foto: Bebe Rexha/Twitter

E duket se rrënja e flokëve me ngjyrë të mbyllur ka filluar t’i rikthehet gjatë këtyre ditëve të karantinës për shkak të mos-kujdesit.

Kështu të paktën bëri të ditur vet këngëtarja, përmes disa statuseve satirike të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

“Rrënjët e mia janë rritur. Nuk e di nëse ende e konsideroj veten bjonde më. Mustaqet e mia janë rikthyer gjithashtu”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

Më pas, artistja me origjinë shqiptare më një status të radhës, tregoi se nuk dëshiron të kthehet brune siç ka qenë, por që do të kujdeset të bëhet bionde sapo karantina të përfundojë.

“Jo bjonde përgjithmonë, thjesht kam pritur që kjo karantinë të mbarojë dhe më pas do të zbardh rrënjët e mia”, shkroi tutje këngëtarja Rexha.

Ndërkohë, shumë nga komentuesit nuk kanë nguruar që të publikojnë fotografi të vjetra të këngëtares kur ishte brune duke e krahasuar dukjen e saj të dikurshme me atë të tanishmen.

Brune me flokë të mbyllura, ajo ishte shfaqur në disa prej klipeve të famshme të saj në fillim të karrierës si “I’m gonna show you crazy” dhe “Me, myself and I”. /Telegrafi/

Exit mobile version