Site icon Telegrafi

Bebe Rexha thotë se në mungesë kujdesi gjatë karantinës, flokët e saj nuk janë më bionde

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke vazhduar të qëndrojë në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, bashkë me të vëllanë e saj.

Ajo po shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë pranë fansave të saj, duke publikuar herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, artistja Rexha publikoi një video të shkurtër në InstaStory, duke treguar se si e kishte realizuar vet makijazhin gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, përgjatë videos ajo ankohej se flokët e saj nuk janë më të bardha si dikur, pasi rrënjët e zeza kanë filluar të dalin në pah.

Bebe Rexha nuk është një bionde natyrale siç rëndom e shohim tash e disa vite në paraqitjet e saj, pasi ngjyra e saj natyrale është e zezë dhe ajo ishte shfaqur si brune në klipet e para në fillim të karrierës.

Bebe Rexha, brune në fillimet e saj (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Duket se mungesa e kujdesit për shkak të qëndrimit në karantinë, ka ndikuar që të vihet në pah ngjyra origjinale e flokëve të këngëtares.

Rexha përndryshe ka treguar se edhe pse e karantinuar, ka punuar shumë gjatë këtyre, duke realizuar këngë të reja, të cilat pret që shumë shpejt t’i publikojë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version