Site icon Telegrafi

Bebe Rexha thotë se kurrë në jetë nuk do të lidhej me një muzikant

Bebe Rexha (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Këngëtarja Bebe Rexha është e bindur se nuk dëshiron të takohet me një muzikant.

Këngëtarja 33-vjeçare e “Say My Name” foli për jetën e saj të dashurisë ndërsa promovonte këngën e saj të re “Heart Wants What It Wants”, shkruan Geo TV.

Ajo renditi “ndershmërinë, besimin dhe lumturinë” si thelbësore në një marrëdhënie. Këngëtarja këmbënguli gjithashtu se partneri i saj i ardhshëm do të jetë nga një profesion tjetër.

Bebe Rexha (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

“Megjithatë, ka pasur djem në industrinë e muzikës që janë përpjekur”, tha ajo. “Unë u përpoqa të shkoja në një takim në të kaluarën, si, e dini, dhe isha sikur, ‘Kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të funksionojë për mua… Është thjesht shumë’”, tha ao.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është planifikuar të performojë në eventin “Kids’ Choice Awards” të këtij viti.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shfaqen në gjendje jo të mirë emocionale, ndërsa publikon e mërzitur një video në rrjetet sociale

Rexha do të interpretojë këngën e saj të re e cila është shndërruar në një hit ndërkombëtar, “I’m Good (Blue)” – një bashkëpunim me David Guettan i cili e nominoi atë edhe për një çmim ‘Grammy’.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images)

“Gjithmonë më ka pëlqyer mbrëmja e ndarjes së çmimeve ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards’! Mezi pres të performoj dhe të shoh se kush do të shpërblehet”, shtoi ajo.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane nënshkroi kontratë me kompaninë Warner Records në vitin 2013. Ajo mori merita për kompozimin e këngës “The Monster” nga Rihanna dhe Eminem (këngë e cila më vonë mori çmimin ‘Grammy’ për performancën më të mirë të zhanrit rep) dhe gjithashtu ka kompozuar këngë për: Shinee, Selena Gomez, dhe Nick Jonas. /Telegrafi/

Exit mobile version