Site icon Telegrafi

Bebe Rexha thotë se është gati për Shën Valentin me një video provokuese, ku tregon pa hezitim linjat e saj të kolme

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Dy herë e nominuara për çmimin “Grammy”, Bebe Rexha, tregoi linjat e saj të kolme të trupit, në një kostum provokues me pelush ngjyrë rozë, në një video të publikuar në TikTok të hënën, duke iu përgjigjur sfidës më të re të Celine Dionit.

Shqiptarja 32-vjeçare e lindur në Brooklyn lëvizi në mënyrë joshëse teksa po bënte video nën ritmet e baladës së fuqishme fituese të çmimit “Grammy” në vitin 1997, “It’s All Coming To Me Now”.

Rexha – e cila krenohet me 34.2 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale – shkroi në mbishkrimin e videos: “Zyrtarisht gati për ditën e Shën Valentinit”, shkruan DailyMail.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Bebe – e cila në qershor kishte publikuar një video të ngjashme me thirrjen për të “normalizuar” peshën e saj prej 75 kilogramëve – dukej shumë e sigurt ndërsa rrotullohej para një pasqyre brenda shtëpisë së saj dy milionë dollarëshe në Hollywood Hills, ndërsa ishte e veshur vetëm me të brendshme.

@beberexhaOfficially ready for Valentine’s Day ?♬ original sound – Morgane Watkins

Por më 27 dhjetor, këngëtarja e hitit “Die For a Man” rrëfeu mes lotësh në një video të publikuar në TikTok se ishte “në formën më të shëndoshë trupore që ka qenë ndonjëherë” dhe ndihej “e neveritshme në trupin e saj”.

“Unë sapo e peshova veten tani dhe nuk ndihem rehat ta ju tregoj peshën sepse ndihem në siklet”, ka pranuar Rexha në TikTok.

@beberexhaHonest update.♬ original sound – BebeRexha

“Nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja që unë nuk kam postuar aq shumë foto apo video në vitin e fundit”, kishte thënë interpretuesja e hitit “I’m a mess”.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Unë mendoj se i gjithë pozitiviteti i trupit që buron nga unë është ndoshta një vend i lëndimit dhe konfuzionit të pëlqimeve, nuk di si ta ndihmoj më veten ose si ta dua veten”, shtoi 32-vjeçarja.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Bebe (e lindur me emrin e vërtetë Bleta) do të festojë Shën Valentinin me të dashurin e saj, pronarin e “Moving Images Entertainment”, Keyan Safyari.

Ajo ka qenë në lidhje me drejtorin e fotografisë qysh në mars të vitit 2020 kur pandemia e coronavirusit mbylli botën.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Më 16 dhjetor, Rexha publikoi për fansat e saj disa fotografi nga një studio regjistrimi, duke dhënë indikacione te fansat se ajo është duke punuar në albumin e tretë të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version