Site icon Telegrafi

Bebe Rexha thotë se është duke kërkuar një DJ të zjarrtë shqiptar për një dasmë

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi një bashkëpunim të ri me reperin e famshëm australian Masked Wolf.

“It’s You, Not Me” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri, i cili në fakt është një ripërpunim i këngës hit të Bebe Rexhës, “Sabotage”.

Artistja me origjinë nga Dibra e Madhe i ka të shpeshta postimet në rrjetet sociale që lidhen me origjinën e saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Së fundmi, 32-vjeçarja përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, tregoi se është duke kërkuar një DJ shqiptar për një dasmë shqiptare.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shfaq pa hezitim linjat e kolme të trupit në fustanin prej lëkure në New York

Ajo nuk ka treguar se për dasmën e kujt bëhet fjalë, duke lënë fansat të aludojnë se mund të jetë në plan të afërt edhe dasma e saj, pasi ajo tash e sa kohë është në lidhje me kinematografin amerikan, Keyan Safyari.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Më duhet një DJ i zjarrtë shqiptar për një dasmë. Më shkruani nëse njihni ndonjë. Vetëm dikë të mrekullueshëm. Faleminderit”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, këngëtarja ndau me fansat në InstaStory një tjetër video të faqes “I’m just Albanian”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bëhet fjalë për këngën e famshme popullore “Dy dele”, teksa në mbishkrimin e saj shkruhej: “Askush: [asgjë], ndërkohë këngëtarët shqiptarë: dy dele, dy dele, 300 pare”.

Bebe Rexha edhe në intervistat e mëparshme ka treguar se i pëlqen shumë këngët popullore shqiptare, teksa ka kënduar edhe fraza të shkurtra të disa prej tyre. /Telegrafi/

https://youtu.be/cwuwyv3avdY

Exit mobile version