Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është në përfundim e sipër të albumit të saj të radhës.
Albumi i saj i parë “Expectations” në vitin 2018 u prit shumë mirë, ndërsa tani ajo është gati për një album me plot këngë të reja.
Bebe Rexha në një sërë statusesh të bëra në rrjetin social Twitter, ka pohuar se albumi i saj i ri do të jetë i errët me plot tekste këngësh, që flasin për vuajtjen, tradhtinë dhe depresionin në përgjithësi.
Një nga fansat kishte pyetur se cila do të jetë ngjyra e albumit, së cilës Bebe Rexha iu përgjigj me “e zezë”, duke nënkuptuar që albumi i saj i radhës do të jetë “i errët”.
Black LOL https://t.co/v6sO9iyD29
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
Ndërkohë një tjetër pyeti nëse këngët e reja të albumit kishin ngjashmëri me super hitin e saj “I’m a mess”, që cilësohet si një himn i personave që vuajnë nga shëndeti mendor, Rexha e pohoi një gjë të tillë.
“Po, shumë nga këngët janë super të errëta”, u përgjigj artistja 31-vjeçare.
Yeah some of the songs are super duper dark https://t.co/lqyDJhsk8h
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
E emocionuar për albumin e saj në ardhje, Bebe Rexha zbuloi edhe një nga tekstet e një prej këngëve të saj, e që ishte mjaft depresiv.
“Një Prishje është rutina ime e përditshme; Një buzëqeshje false është aksesori im; Jam lodhur duke u ndjerë e ulët; Por unë jam shumë e lodhur për të lënduar; Po ndihem shumë; Pothuajse vdekjeprurëse; Mbi mendojini të gjitha; Vazhdoni të fiksoheni; Këtu do të shkojmë përsëri; Pse të më lejoni? Ndjehem kaq bosh”, ka shkruar artistja duke zbuluar një nga tekstet e saj të albumit të ri.
A Break down is my daily routine
A fake smile is my accessory
I’m tired of feeling low
But I’m too tired to hurtYeah I feel too much
Almost deadly
Over think it all
Keep obsessing
Here we go again
Why’d I let me?
Get so empty— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
“Sinqerisht shpresoj që njerëzit ta duan këtë album po aq sa unë, por në fund e bëra për mua dhe adhuruesit e mi. Jam krenare për këtë dhe kjo është gjithçka që më intereson vetëm kaq”, shkroi në një status tjetër këngëtarja shqiptare me famë botërore.
Honestly I hope people love this album as much as I do, but in the end I did it for me and my fans. I’m proud of it and that’s all I care about that’s all.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 10, 2021
Kujtojmë që një nga këngët e albumit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cast, ajo e lansoi muaj më parë dhe u prit tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/