Bebe Rexha eci në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2020”, duke shprehur shumë vetëbesim.
Këngëtarja 30 vjeçare, zbuloi në intervistën e dhënë për E! News se aji është duke punuar shumë për albumin e saj të ardhshëm. Edhe pse Rexha nuk e zbuloi datën ose titullin e publikimit të tij, ajo i tregoi gazetarit Ryan Seacrest disa detaje rreth albumit.
“Unë kam një listë ndjekëse dhe është vërtet emocionuese. Unë jam gati të zgjedh solo këngën time të radhës…qoftë një më të ngadaltë ose një me tempo të shpejtë”, tha ajo për E! News.
Seacrest e pyeti këngëtaren nëse albumi do të jetë autobiografik, dhe ajo u shpreh: “Unë flas për gjithçka. Unë jam bipolare dhe kam qenë shumë e sinqertë në lidhje me shëndetin mendor, kështu që unë flas për atë, por është një këngë pop kështu që ju nuk mund ta tregoni. Unë flas për marrëdhëniet e mia – gjëra super të thella”.
.@BebeRexha drops all her secrets on the #ERedCarpet…? #GRAMMYs #LiveFromE pic.twitter.com/5jnFwoIV5q
— E! Entertainment (@eentertainment) January 27, 2020
Rexha shtoi: “Albumi ka të bëjë me shumë nga pasiguritë dhe frikërat e mia, kështu që çdo këngë ka të bëjë me një pasiguri që kam, sepse ndjehem sikur njerëzit mund të lidhen me atë”.
Kur gazetari Seacrest e pyeti atë se cila është një nga ato frika, këngëtarja shqiptare u përgjigj: “Të mos qenit mjaft mirë, të dështosh, të mos i përkasësh diçkaje…kjo është një ndër frikërat e mia”. /Telegrafi/