Site icon Telegrafi

Bebe Rexha testohet për coronavirus: Turp për të rinjtë që shkuat nëpër ‘party’ dhe e bëtë Los Angelesin epiqendër të virusit

Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka bërë një reagim interesant së fundmi në rrjetin social Instagram.

Në një sërë videosh të publikuara njëra pas tjetrës në InstaStory, 30-vjeçarja me ironi fillon “të falënderojë” të gjithë ata që nuk janë kursyer gjatë këtyre kohëve të ashpra dhe kanë shkuar nëpër ndeja të ndryshme.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ajo thotë se falë “të rinjve që s’po mund të rrijnë të mbyllur”, tashmë Los Angelesi është një vatër e radhës së coronavirusit.

E njëjta përgjatë videos, këshillon fansat e saj që të qëndrojnë të sigurt dhe nëse duan që të dalin jashtë e të vizitojnë të tjerët, të testohen për COVID-19, ashtu siç ajo do të bëjë.

“Përshëndetje, një të mërkurë të këndshme. Kjo është për të falënderuar të gjithë njerëzit që shkuan në “party-t e mrekullueshme” në Los Angeles, më 4 korrik. Faleminderit shumë që e bëtë Los Angelesin epiqendrën e re të coronavirusit, ne ishim të parët që u futëm në karantinë dhe tani jemi epiqendra. Faleminderit shumë për të rinjtë që shkuan në këto ‘party’, dhe seriozisht tani: Turp për ju, sepse ju vutë shume njerëz në rrezik. E di që ju doni të shkoni jashtë, e di që doni të jeni socialë, e di që doni të jeni të parë nga të tjerët, por nuk është koha. Ju duhet të rrini brenda, nëse doni te shihni miqtë tuaj sigurohuni të jeni të testuar, unë do të testohem tani. Vini një maskë, qëndroni të sigurt. Kjo nuk është një shaka”, ka thënë Bebe Rexha përgjatë videos.

Artistja me origjinë shqiptare kishte treguar muaj më parë se prindërit e saj, Flamur e Bukurije Rexha, që ndodheshin në New York gjatë kohës së karantinës, kanë qenë të prekur me coronavirus, por që fatmirësisht janë shëruar më pas. /Telegrafi/

Bebe Rexha me prindërit e saj (Foto: Bukie Rexha/Instagram)
Exit mobile version