Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, bëri së fundmi debutimin e saj në aktrim, duke u bërë pjesë e filmit “Queenpins”.
Në një intervistë të fundit për USA Today, 32-vjeçarja ka folur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe debutimin në aktrim, si dhe ka treguar arsyen se pse gjithmonë tregohet e hapur me fansat e saj në TikTok.
Ajo thotë se komentet negative të të tjerëve nuk duhet të jenë një shqetësim për askënd, pasi secili ka defektet e veta.
“Ajo që më frymëzon të promovojë trupin tim me gjithë defektet e tij është një ndjenjë dërrmuese e negativitetit, jo vetëm nga njerëzit në internet, por nga unë. Të gjithë kanë një histori. Të gjithë kanë vështirësi. Të gjithë po kalojnë diçka për të cilën ne nuk dimë. Cili është qëllimi për ta bërë veten të ndihemi keq dhe për t’i bërë të tjerët të ndihen keq? Për mua, kjo është vetëm një humbje jete, dhe ne kemi vetëm një jetë për të jetuar, kështu që ne gjithashtu mund ta jetojmë atë dhe të shijojmë atë që kemi në këtë moment”, tha Bebe Rexha për USA Today.
Artistja e hitit “Meant to be” u kritikua së fundmi nga disa fansa për rrathët e zinj rreth syve të saj dhe në vend që t’i fshihte ato, ajo vendosi që të publikojë një video në TikTok duke i vënë edhe më shumë në dukje.
@beberexhaReply to @zabiezee I love my dark circles and I’ve had them since I was a little girl!
“Sinqerisht është gjithmonë më mirë t’i lini komentet negative të rrjedhin, të mos i lini të ndikojnë tek ju, por unë jam njeri, dhe është e vështirë për mua që ta mbaj gjuhën për vete. Ndonjëherë më pëlqen një koment i mirë (ekspresiv), por me të vërtetë nuk shkon askund. Me atë koment, unë vetëm u përgjigja me një video duke thënë: ‘Unë mendoj se (rrathët e mi të errët) janë të bukur, dhe ata janë pjesë e imja’”, ka treguar artistja shqiptare.
Rexha është kritikuar shumë herë edhe për peshën, mirëpo prapëseprapë ajo vazhdon të publikojë fotografi dhe video nga më të ndryshmet, duke vënë në pah dukjen e saj natyrale dhe duke u ndjerë krenare me këtë gjë. /Telegrafi/
@beberexhaFeeling like a bad bitch today.