Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo ka arritur edhe një marrëveshje me një produksion të industrisë filmike të hollivudit.
Rexha, në bashkëpunim me Machine GunKelly dhe X Ambassadors, do të këndojnë kolonën zanore “Home” të filmit më të ri “Bright”.
Në këtë krijimtari artistike rolin kryesor do ta luajë aktori 49-vjeçar, Will Smith ndërsa premiera do të shfaqet më 22 dhjetor të këtij viti.
Historia e filmit flet rreth të ardhmes së Los Angelesit, ku disa persona të këqij bëjnë luftë me policinë për të marr kontrollin e qytetit.
Vlen të theksohet se videoklipi i këngës do të publikohet pas premierës së filmit që do të shfaqet në New York.
Aktualisht, Rexha është duke shijuar suksesin e këngën “Mean to be”, i cili deri më tani është shikuar mbi 7.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/