Telegrafi

Bebe Rexha do të jetë pjesë e komedisë “Queenpins” përkrah Kristen Bell

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Bebe Rexha do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.

Bad Moms, Hustlers dhe STX janë kompanitë të cilat qëndrojnë prapa kësaj komedie, pjesë e së cilës do jenë edhe: Kirby Howell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.

“Queenpins” ndjek një amvise, e ngopur nga pushimi dhe anashkalimi nga burri i saj dhe shoqëria, e cila vendos të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar një klub të paligjshëm të kuponëve. Kjo përfundon duke mashtruar miliona dollarë nga kompanitë e mëdha të ushqimit ndërsa u jepte marrëveshje miliona kolegëve të tjerë.

Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly po ashtu qëndrojnë prapa kësaj ngjarjeje, të cilët njëherësh kanë shkruar edhe skenarin.

“Ky është një film perfekt për Bebe për të bërë debutimin e saj. Ajo është një femër talente e jashtëzakonshme dhe një super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina. Ne e dimë që ajo do të shtojë kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet në këtë kast”, tha kryetari i STX, Adam Fogelson.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Në anën tjetër, artistja nga Dibra mezi po pret për këtë bazuar në një postim që ka ndarë së fundmi në Instagram.

Rexha më parë ka qenë pjesë e filmit të animuar “UglyDolls”, përkrah emrave të mëdhenj si Pitbull, Emma Roberts dhe Kelly Clarkson. /Telegrafi/