Telegrafi

Bebe Rexha takohet në Los Angeles me Monika Kryemadhin

Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi Foto: Instagram/beberexha

Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë mjaft e dashur për audiencën e gjerë.

Bukuroshja bionde në rrjete sociale përherë qëndron afër fansave, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Së fundmi ajo ka informuar se është takuar me kryetaren e partisë LSI, Monika Kryemadhin.

Foto: Instastory

Në video ajo së pasi shfaqi veten, e më pas edhe Kryemadhin, të cilat morën vëmendje me paraqitjen.

Që të dyja ndodheshin në një lokal në Los Angeles, derisa bëheshin gati për të shijuar mëngjesin së bashku.

Foto: Instastory

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur, jemi duke ngrënë mëngjes”, u shpreh Bebe në video.

Ndërkohë theksojmë se Rexha së fundmi ka lansuar albumin e ri “Better Mistakes”. /Telegrafi/

Foto: Instastory