Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ditën e djeshme (e martë) ka mbërritur në Kosovë.
Ajo vjen për herë të parë për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, i cili drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa.
Me të mbërritur, ajo është drejtuar për në studion e Valdrin Sahitit, më pas u takua me grimeren Sellma dhe stilistin Kaci Lleshi.
Grimerja e njohur ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet duke u argëtuar me Sellmën teksa flet edhe shqip.
“Kam ardhur në Prishtinë. Si jeni, a jeni mirë”, u shpreh krijuesja e hitit “Chase it”.
Bebe në një intervistë për Telegrafin tha se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë, ku janë tashmë edhe prindërit e saj.
Së bashku me familjen, Rexha shtoi se do ta vizitojë edhe Dibrën. /Telegrafi/