Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur të ndezë rrjetet sociale duke publikuar disa fotografi të reja nga klipi i ardhshëm i këngës së saj “I’m The Drama”, që do të publikohet të enjten.
Fotot kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj, duke nxitur komente dhe reagime të shumta.
Në këto pamje, Bebe shihet e veshur me një kostum rrjete të zi, që vë në pah format e saj të kolme dhe jep një ndjenjë fuqie dhe vetëbesimi.
Kjo pamje e guximshme reflekton titullin e këngës, duke paralajmëruar një video muzikore me përmbajtje mjaft provokuese, që pritet të sfidojë normat dhe të shprehë artistikisht një deklaratë të fuqishme.
Kënga “I’m The Drama” është publikuar jo shumë kohë më parë në versionin audio dhe është pritur mirë nga publiku. Me ritme të ngjitshme dhe një tekst të fuqishëm, ajo ka fituar popullaritet të madh, duke i shtuar më shumë pritshmëritë për videoklipin që do të vijë së shpejti.
Ky projekt është pjesë e një periudhe kreative për Bebe Rexhën, e cila është duke punuar intensivisht në albumin e saj të katërt, që pritet të sjellë surpriza të reja për fansat.
Megjithëse data dhe titulli i albumit ende nuk janë bërë të ditur, “I’m The Drama” duket se do të jetë një nga këngët kryesore që do të përfaqësojë këtë periudhë të re të karrierës së saj artistike. /Telegrafi/