Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë vit ka nxjerr në treg albumin e saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes”.
Albumi i cili i përket zhanrit ‘dark pop’ ngërthen në vete plot këngë që përshkruajnë shëndetin mendor të këngëtares.
Një prej këngëve më të spikatura të albumit ishte padyshim balada “Sabotage”, të cilën së fundmi 32-vjeçarja e ka risjellë në version ndryshe.
Bëhet fjalë për këngën me titull “It’s You, Not Me”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin australian Masked Wolf.
Kënga është tashmë më ritmike dhe ka fraza të shtuara të muzikës hip-hop, të interpretuara nga Masked Wolf.
Artistja me origjinë shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër nga ripërpunimi i ri i “Sabotage”, i cili duket të jetë pritur mirë nga fansat.
Bebe Rexha përndryshe në një intervistë ekskluzive për Telegrafin sivjet, kishte folur për albumin e saj të dytë, duke treguar se pse vendosi të trajtojë çështjet e shëndetit mendor në albumin “Better Mistakes”.
“Unë thjesht doja, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, kishte thënë Rexha për Telegrafin.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, ka realizuar së fundmi gjithashtu një bashkëpunim shumë të suksesshëm me David Guettan, Ty Dolla $ign dhe A Boogie Wit da Hoodie, të titulluar “Family”, i cili është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/