Telegrafi

Bebe Rexha sjell klipin e këngës “The Way I Are” në bashkëpunim me Lil Wayne (Video)

Këngëtarja Bebe Rexha dhe Lil Wayne publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri “The Way I Are” javën e kaluar vetëm në versionin audio.

Pasi u prit shumë mirë nga publiku dhe mori mbi dy milionë klikime vetëm brenda javës, Bleta dhe Wayne e sjellin këngën e tyre më të re edhe me klip.

“The Way I Are” e cila në shqip përkthehet “Mënyra si unë jam”, ka edhe një titull të dytë “Dance with somebody (Vallëzo me dikë)”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon fotografi pa makijazh (Foto)

Kënga është ritmike dhe verore, krijim i vet Bebe Rexhës, ndërsa klipin është realizuar nga Director X.

Edhe këtë radhë, si çdo herë tjetër Bleta vazhdoi të tregojë se trupi i saj është në top formë, ndërsa shpalos talentin e saj edhe në koreografi duke sjell një performacë të shkëlqyer në klip. /Telegrafi/