Site icon Telegrafi

Bebe Rexha sjell katër këngë të reja, por pa videoklipe

NEW YORK, NY - JUNE 22: Singer Bebe Rexha performs on ABC's "Good Morning America" at SummerStage at Rumsey Playfield, Central Park on June 22, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)

Duket se Bebe Rexha nuk do të ndalet dhe ky do të jetë viti i saj për sukseset në tregun e muzikës.

Pasi nxori në shitje albumin e parë në karrierën muzikore të quajtur “Expectations”.

Ajo ka publikuar këngën “Sad (e mërzitur)”, e cila ka për tematikë ka mendimet e një njeriu gjersa është i vetmuar.

Së bashku me të ka publikuar edhe “Grace”, “Pillow” dhe “Shining Star”, të tria pjesë të albumit.

Theksojmë se tekstet e këngëve i ka shkruar vetë artistja dhe shpeshherë ka treguar se ato i referohen gjendjes emocionale dhe realitetit të jetës.

Këngët janë vetëm në versionin audio dhe tekst, ndërsa nuk dihet nëse do vijnë me video muzikore.

Ka vetëm pak ditë që Bebe ka publikuar projektin “I’m a mess” në po të njëjtin version. /Telegrafi/

Exit mobile version