Site icon Telegrafi

Bebe Rexha sjell foto të reja nga pushimet në Hawaii, thekson format joshëse në fustanin me print tigri

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha këtë kohë po e kalon duke shijuar pushimet në Hawaii.

32-vjeçarja nga atje ka sjell pamje të shumta dhe imazhe nga më të ndryshmet përmes llogarisë së saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 10 milionë persona.

E njohur për format e saj të kolme, biondina bukuroshe ka treguar edhe një herë fizikun e saj joshëse në fotot e reja që postoi së fundmi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në disa imazhe, Bebe shihet në një jaht e veshur me një fustan të gjatë me printe tigri i cili ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.

Me grim të theksuar, vathë ari të mëdhenj, një qafore dhe syze dielli, këngëtarja e “Meant to Be” dukej plot stil.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, në disa pamje të tjera ajo tregoi vendi tropikal ku po qëndronte dhe e shoqëruar nga miqtë e saj.

Ylli i muzikës mori mijëra pëlqim dhe qindra komente nga ana e fansave të saj brenda pak minutash.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërsa, kujtojmë që pak ditë më parë, Bebe njoftoi se do të jetë pjesë e edicionit të 20-të të “American Idol”. /Telegrafi/

Exit mobile version